Tuchel konifrmon: Kovacic mungon kundër Real Madridit

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka konfirmuar se mesfushori Mateo Kovacic do të mungojë ndaj Real Madridit.

Sport

03/05/2021 09:27

Chelsea do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, shkruan lajmi.net.

Thomas Tuchel duke folur pas ndeshjes ndaj Fulhamit, ka konfirmuar se Mateo Kovacic nuk do të mund të rikuperohet në kohë për tu përballur me Real Madridin.

“Kovacic ndjeu diçka në këmbën e tij sot”, tha ai.

“Ka shumë mundësi që ai nuk do të paraqitet ndaj Real Madridit të mërkurën”, deklaroi Tuchel./Lajmi.net/