Tuchel kërkon transferimin e Haaland, presidenti Abramovich jep dritën e gjelbër
Gazeta gjermane BILD, ka raportuar se menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel, i ka dhënë lejen klubit të nënshkruajë një lojtar të shtrenjtë gjatë afatit kalimtar veror.
Sport
Mediat angleze kanë raportuar se Erling Haaland është prioriteti kryesor i Bluve të Londrës dhe një gjë të tillë e dëshiron edhe Tuchel, transmeton lajmi.net.
Komentet e fundit nga Mino Raiola, i cili është edhe agjent i Haaland, ishin se 10 klube mund të transferojnë lojtarin e tij dhe katër prej tyre janë në Angli.
Sulmuesi 20 vjeçar ka qenë i lidhur shumë me një kalim te Chelsea dhe afati kalimtar veror do të jetë në ‘zjarr’.
Theksojmë se Borussia Dortmund gjendet në një situatë të vështirë financiare dhe largimi i Haaland do të nënkuptonte ‘shpëtimin nga kriza’.
Chelsea është duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe kanë fituar ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid./Lajmi.net/