Tuchel i pamposhtur nga skuadrat spanjolle në Ligën e Kampionëve

Chelsea po shijon suksese të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve me trajnerin e ri, Thomas Tuchel.

Sport

27/04/2021 18:35

Klubi londinez do të luajë sot ndaj Real Madrid në kuadër të gjysëmfinales në Ligën e Kampionëve, raporton lajmi.net.

Tuchel është treguar shumë i suksesshëm ndaj skuadrave spanjolle në Ligën e Kampionëve, duke mos humbur asnjëherë ndaj tyre në këtë garë.

3 fitore dhe 3 barazime është rekordi i trajnerit gjerman në garën më të lartë të futbollit evropian dhe sot mund të zgjasë këtë rekord.

Përballja e fundit ndaj një ekipi spanjoll ishte pikërisht këtë sezon, kur edhe mposhti dy herë Atletico Madridin në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve (1-0 & 2-0)./Lajmi.net/