Tuchel do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Man Utd

Edhe pse Thiago Silva u mendua të kthehej këtë javë, ai ende po vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Tottenham.

Sport

26/02/2021 15:45

Qendërmbrojtësi Silva nuk do të paraqitet në përballjen me Manchester United këtë fundjavë, ka thënë Thomas Tuchel, përcjell lajmi.net.

“Thiago Silva ka akoma shqetësime dhe kësisoj nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës,” tha menaxheri në një konferencë për shtypi.

Fillimisht, Tuchel shpresonte ta rikthente Silva për ndeshjen e Southampton fundjavën e kaluar, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Shërimi i veteranit me sa duket do të zgjasë pak më shumë, pavarësisht nga fakti që ai u pa të stërvitej me skuadrën javën e kaluar./Lajmi.net/