Tuchel befason me deklaratën pas disfatës: S’e shoh fare rezultatin, sot u dashurova në ekipin tim
Manchester City e ka fituar betejën e parë ndaj Bayern Munichut në kryendeshjen e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve. “Qytetarët” triumfuan bindshëm 3:0 kundër “bavarezëve” në stadiumin Etihad. Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka befasuar me fjalët e tij pas përfundimit të ndeshjes. Trajneri që u emëruar vetëm pak kohë më parë në…
Sport
Manchester City e ka fituar betejën e parë ndaj Bayern Munichut në kryendeshjen e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
“Qytetarët” triumfuan bindshëm 3:0 kundër “bavarezëve” në stadiumin Etihad.
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka befasuar me fjalët e tij pas përfundimit të ndeshjes.
Trajneri që u emëruar vetëm pak kohë më parë në krye të skuadrës gjermane, ka thënë se pikërisht sot është dashuruar në ekipin e tij.
“Nuk e shoh fare rezultatin. Ne u ndëshkuam kur ishim absolutisht më mirë. Goli i parë, nuk është as një gjysmë shansi për të shënuar. Ju mund të mbroni gjithçka në fund. Por një gjë është e qartë: mund të thuash gjithashtu se kjo mund të ndodhë. Por nëse hyjnë gjithmonë, është e vështirë të debatosh”, tha Tuchel, njofton Bild, transmeton lajmi.net.
“Sot u dashurova me ekipin tim. Ishte një stërvitje argëtuese. Është bërë më e dhimbshme, duhej të ishte. E gjeta vërtet të mirë. Sot, edhe nëse tingëllon marrëzi, ishte vërtet argëtuese”, shtoi ai ndër tjerash.
Mesfushori Rodri zhbllokoi shifrat me një supergol nga distanca në minutën e 27-të për Manchester Cityn, gol me të cilin ekipi vendas shkoi në pushim të pjesëve me epërsi.
Po rrjedhte minuta e 70-të kur Bernardo Silva e shfrytëzon në maksimum një asistim fantastik nga Haaland duke e çuar topin në rrjetë me kokë.
Shtatë minuta më vonë, në skenë del sulmuesi norvegjez Haaland që realizon golin e tretë, falë edhe një asistimi nga mbrojtësi Stones.
Përballja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshem në stadiumin “Allianz Arena” në Gjermani./Lajmi.net/