Tubimi i VV-së, Kurti nuk harron t’i sulmojë mediat e analistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë në studio televizive.   Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurit nuk e la pa i përmendur kritikët.   Ai bëri një lidhje me “oligarkinë”,  duke thënë se “po iu lagët fyti”.   “Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio…

Lajme

18/12/2024 20:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë në studio televizive.

 

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurit nuk e la pa i përmendur kritikët.

 

Ai bëri një lidhje me “oligarkinë”,  duke thënë se “po iu lagët fyti”.

 

“Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio televizive, sepse zori është i madh. Aty, atje, tek ata nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti madh i oligarkisë që transmeton britma-analizë. Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”, ka thënë Kurti.

 

Kurti edhe në prezantimin e tij si kandidat për kryeministër kishte sulmuar mediat.