Tubim pro-Putinit në Podgoricë, brohorasin “Kosova e Serbisë”

Duke brohoritur “Rusia”, “Putin” dhe duke kënduar për Kosovën “e Serbisë”, qindra anëtarë të organizatave ruso-serbe u mblodhën para Parlamentit të Malit të Zi më 2 mars për t’i dhënë mbështetje Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Lajme

02/03/2022 22:08

Në këtë tubim morën pjesë anëtarë të grupeve të afërta me Kishën Ortodokse Serbe, lëvizjet çetnike dhe pjesëtarë malazez të grupit të motoçiklistëve “Ujqërit e natës”, organizatë nga Rusia.

Të pranishmit kishin veshur ngjyrat e Rusisë dhe Serbisë dhe në këtë ngjarje u panë edhe flamuj të Perandorisë Ruse si dhe flamuri çetnik me mbishkrimin “Liri ose vdekje”, shkruan Radio Evropa e Lirë

Në pano po ashtu shkruhej “serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë” dhe “Lutuni Zotit, mbështetuni te Rusia”.