Truqe të thjeshta që buzëkuqi të qëndrojë gjatë gjithë ditës, si në mëngjes

A ka ndonjë që nuk e vendos disa herë gjatë ditës buzëkuqin? Me siguri, jo.

Lifestyle

18/06/2019 20:43

Nëse e vë buzëkuqin në mëngjes, shumë e vështirë që në orën 5 pasdite të jetë në të njëjtën gjendje. Por mund ta bësh. Mund të arrish t’i vizatosh buzët në mëngjes dhe t’i kesh po njëlloj edhe në orët e vona të pasdites, transmeton Class.

Ndiq këto truke dhe do ta provosh që buzëkuqi do të zgjasë gjithë ditën. Edhe në ditë të nxehta.

Hapi 1: Para së gjithash, gjëja e parë që duhet të bësh është pastrimi. Duke përdorur një scrub, pastron dhe zbut lëkurën e buzëve.

Hapi 2: Tani është koha e hidratimit. Kiehl’s Lip Balm #1 është një variant që do ta mbajë lëkurën e buzëve shumë të butë.

Hapi 3: Tani, koha e primer-it, i cili do të të ndihmojë për të theksuar dhe forcuar buzëkuqin.

Hapi 4: Para se të vendosësh buzëkuqin, përdor një laps buzësh, i cili ka të njëjtën nuancë me buzëkuqin për të vijëzuar buzët. Kjo do të të ndihmojë që buzëkuqi të mos dalë jashtë konturit.

Hapi 5: Në fund, është koha të vendosësh buzëkuqin që ke zgjedhur. Urban Decay’s Vice Lipstick është zgjidhja perfekte e verës dhe një formulë që zgjat gjatë gjithë ditës.