Truprojat, xhipat, bizneset, e korrupsioni – Publikohet një video kur Kurti mohonte se do të bëj gjithçka që po bën tani
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka publikuar një video të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit kur ishte në opozitë dhe deklarohej në një intervistë. Ai në këtë video tregonte se çfarë i kanë thënë qytetarët në takime me ta, e që i mohonte se do të ndodhnin ndonjëherë. “Pothuajse në çdo tubim që…

Lajme
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka publikuar një video të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit kur ishte në opozitë dhe deklarohej në një intervistë.
Ai në këtë video tregonte se çfarë i kanë thënë qytetarët në takime me ta, e që i mohonte se do të ndodhnin ndonjëherë.
“Pothuajse në çdo tubim që kam pasur me qytetarë, unë jam ndeshur me njerëz të cilët më kanë thënë ‘edhe ju kur do të shkoni në institucione, do të keni truproje, do të hypni në xhipa, do të bëni biznese, do të pasuroheni, do të korruptoheni, do ti braktisni fjalët për bashkim kombëtar e për kundërshtim të Serbisë e dialogut me të'”, deklaronte Kurti në atë video.
Sot, në mandatin e dytë të tij të cilin e ka përfunduar por vazhdon të jetë kryeministër në detyrë, Kurti në vazhdimësi shoqërohet me truproja, dhe udhëtimet e tij i kryen me xhipa të zi të Qeverisë.
Ministrat dhe përkrahësit e tij janë pothuajse tërë kohën në ballina të mediave, si të dyshuar për korrupsion dhe afera të shumta korruptive ndërsa bashkimi kombëtar me Shqipërinë nuk është më as pjesë e deklarimeve e premtimeve të Kurtit.
Për kundërshtimin e dialogut me Serbinë, gjithashtu Kurti i “hëngri” fjalët e tij, pasi që vetë ai ka realizuar takime me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Sërbi. /Lajmi.net/
Video: