Truproja i Limajt kërcënon gazetarin se e fotografoi duke shkuar të Thaçi
Gazetari i Expressit, Mentor Gjergjaj, është kërcënuar nga truproja i zv. Kryeministrit Fatmir Limaj, teksa po ndiqte se çfarë po ndodhte para Zyrës së Presidentit, Hashim Thaçi, tek i cili kishin shkruar Limaj dhe Ramush Haradinaj. Gazetarit Gjergjaj iu kërkua që të fshinte fotografitë, e kjo ndodhi në prezencë të zv.kryeministrit.
Lajme
Truproja i Limajt ia ka fotografuar gazetarit kartelin e punës dhe ka tentuar që me dhunë t’i fshijë fotografitë, në të cilat shihej se zv.kryeministri shkoi të takohej me presidentin Thaçi.
Për këtë është njoftuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, si dhe ftuar Policinë që të kujdeset për sigurinë e gazetarit Mentor Gjergjaj si dhe të sigurojë që kërcënuesi të marr dënim të merituar.
AGK ka udhëzuar Mentor Gjergjaj që menjëherë të njoftoj policinë dhe të ketë kujdes të shtuar.