Trupi i priftit italian të rrëmbyer në 2013 gjendet në një varr masiv në Siri
Trupi i priftit italian Paolo Dall’Oglie, i cili u rrëmbye në Siri në vitin 2013, dyshohet se u gjet në një varr masiv në atë vend, raportuan sot mediat italiane. Sipas raportimeve nga e përjavshmja Oji, trupi i një personi me veshje fetare, që besohet të jetë Dal’Oglio, u gjet pranë qytetit të Rakas, në…

Bota
Trupi i priftit italian Paolo Dall’Oglie, i cili u rrëmbye në Siri në vitin 2013, dyshohet se u gjet në një varr masiv në atë vend, raportuan sot mediat italiane.
Sipas raportimeve nga e përjavshmja Oji, trupi i një personi me veshje fetare, që besohet të jetë Dal’Oglio, u gjet pranë qytetit të Rakas, në pjesën verilindore të Sirisë.
Kjo u konfirmua nga Peshkopi i Camislit, si dhe nga Kardinali Mario Zenari.
Në një deklaratë për Ansa-n, peshkopi i Kishës Armeno-Katolike në Qamishli, Antranig Ayvazian, theksoi se shtatë vjet më parë ai informoi Nunciaturën Apostolike se Dal’Oliji u vra nga komandantët e Shtetit Islamik (ISIS).
Ayvazian shtoi se ky informacion u konfirmua nga deklarata e vetë komandantit, e cila u shfaq në gazetën britanike “Guardian” dhe në një gazetë arabe në Londër, ku u botua si lajm me dy rreshta në faqen e parë.