​Trupi i pajetë i foshnjës së braktisur në Matiqan dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Një ngjarje rënë është shënuar sot në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje është gjetur pa shenja jete pranë një deponie mbeturinash. Rasti është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila përmes një përgjigjeje me shkrim ka bërë të ditur se Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet…

Lajme

19/05/2025 14:32

Një ngjarje rënë është shënuar sot në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje është gjetur pa shenja jete pranë një deponie mbeturinash.

Rasti është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila përmes një përgjigjeje me shkrim ka bërë të ditur se Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se është gjendur një foshnje pa shenja jete, Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Andaj, prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje. Për më shumë informacione ju njoftojmë në vazhdimësi”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.