Trupat e pajetë nuk gjenden brenda avionit të rrëzuar

Autoritetet indoneziane kanë pezulluar përpjekjet për të nxjerrë trupin e aeroplanit AirAsia nga fundi i Detit Java, i cili u rrëzua në muajin dhjetor me 162 njerëz në bord.

Bota

27/01/2015 10:20

Aeroplani i tipit Airbus A320-200 po fluturonte nga Indonezia në Singapor, u zhduk nga sinjali pak çaste pasi piloti kishte kërkuar ndërrim të destinacionit të fluturimit, për shkak të motit të keq.

Ekipet ushtarake indoneziane kanë ndërprerë kërkimet, pasi sipas tyre, trupat e pajetë të pasagjerëve që ende figurojnë të zhdukur, nuk janë gjetur brenda pjesës kryesore të aeroplanit.

Deri më tani janë gjetur vetëm 70 trupa të pajetë, kryesisht mbi sipërfaqen e detit, ndërsa 92 trupa të tjerë të pasagjerëve të fluturimit QZ8501 konsiderohen ende të zhdukur.  

Sipas autoriteteve indoneziane në trupin e avionit, përveç rrënojave të tij, nuk ka asgjë tjetër, dhe se vazhdimi i kërkimeve për viktimat tjera në këtë vend është i paarsyeshëm.