Trup i pajetë gjendet në një banesë afër qendrës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e së martës në një banesë në afërsi të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Elshani, ka konfirmuar për lajmi.net se rasti është raportuar rreth orës 14:30. “Rreth orës 14:30 policia është njoftuar për një trup të…

Lajme

26/08/2025 15:49

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e së martës në një banesë në afërsi të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Elshani, ka konfirmuar për lajmi.net se rasti është raportuar rreth orës 14:30.

“Rreth orës 14:30 policia është njoftuar për një trup të pajetë në një banesë në afërsi të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës. Viktima është i moshës 53-vjeç,” ka deklaruar Elshani.

Sipas tij, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konfirmuar vdekja e personit. Identiteti i viktimës nuk është bërë publik në këtë fazë të hetimeve.

“Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty gjendet trupi i pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi në vend të ngjarjes të arrijë Mjekësia Ligjore,” ka shtuar Elshani.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente./lajmi.net/