Trumpi para OKB-së: U dhashë fund shtatë luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur në fjalimin e tij para OKB-së të martën, se u ka dhënë fund shtatë luftërave. Ai ka radhitur ato, duke përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë. Trumpi ka thënë se ka qenë shumë i zënë këtë mandat duke u përpjekur të shpëtojë miliona jetë, raporton lajmi.net “Po ashtu, brenda një…

Lajme
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur në fjalimin e tij para OKB-së të martën, se u ka dhënë fund shtatë luftërave.
Ai ka radhitur ato, duke përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë.
Trumpi ka thënë se ka qenë shumë i zënë këtë mandat duke u përpjekur të shpëtojë miliona jetë, raporton lajmi.net
“Po ashtu, brenda një periudhe prej vetëm shtatë muajsh, unë i kam dhënë fund shtatë luftërave të pafundme. Ata thoshin se ishin të pafundme. Që kurrë nuk do të zgjidheshin. Disa kishin vazhduar për 31 vjet, dy prej tyre, 31. Mendoni pak, 31 vjet. Një tjetër kishte 36 vjet. Një tjetër 28 vjet. Unë i dhashë fund shtatë luftërave. Dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u zhvilluar me mijëra njerëz të vrarë”, tha Trump.
Turmp tha se ka ndaluar lufta përfshirë Kamboxhian dhe Tajlandën, Kosovën dhe Serbinë, Kongon dhe Ruandën.
“Kjo përfshin Kamboxhian dhe Tajlandën, Kosovën dhe Serbinë, Kongon dhe Ruandën – një luftë e egër, e dhunshme – Pakistanin dhe Indinë, Izraelin dhe Iranin, Egjiptin dhe Etiopinë, dhe Armeninë dhe Azerbajxhanin. Asnjë President apo Kryeministër dhe asnjë vend tjetër nuk ka bërë ndonjëherë diçka që t’i afrohet kësaj. Dhe unë e bëra këtë në vetëm shtatë muaj. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë të tillë. Jam shumë i nderuar që e kam bërë”.
Ai madje ka deklaruar se meriton çmimin “Nobel” por që për të më shumë rëndësi ka shpëtimi i jetëve.
Trumpi ka folur edhe për ekonominë amerikane gjatë mandatit të tij të dytë, duke thënë se ndodhet në një gjendje më të mirë se asnjëherë më parë.
Ai e ka quajtur “Epoka e Artë e Amerikës” periudhën e administrimit të tij të dytë./Lajmi.net/