Trump zgjedh shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles bëhet gruaja e parë në këtë detyrë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka njoftuar se menaxherja e fushatës së tij, Sussie Wiles do të shërbejë si shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë, në momentin që ai pranon detyrën. Ajo do të jetë gruaja e parë që do të mbajë këtë pozitë. “Susie Wiles sapo më ndihmoi të arrij një nga fitoret…

Bota

08/11/2024 09:08

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka njoftuar se menaxherja e fushatës së tij, Sussie Wiles do të shërbejë si shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë, në momentin që ai pranon detyrën.

Ajo do të jetë gruaja e parë që do të mbajë këtë pozitë.

“Susie Wiles sapo më ndihmoi të arrij një nga fitoret më të mëdha politike në historinë amerikane dhe ishte një pjesë integrale e fushatave të mia të suksesshme 2016 dhe 2020”, tha Trump të enjten.

“Suzie është e ashpër, e zgjuar, novatore dhe admirohet dhe respektohet botërisht. Susie do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, deklaroi Trump.

Kurse zv.presidenti i sapozgjedhur JD Vance tha se është lajm i mrekullueshëm që Wiles ishte përzgjedhur për këtë rol, duke shkruar se ajo do të jetë një aset i madh në Shtëpinë e Bardhë.

Kurse si pas CNN, Wiles i kishte shpreh disa kushte Trump-it përpara se ajo të pranonte rolin e shefes, transmeton lajmi.net.

Disa kontekste: Gjatë mandatit të parë të Trumpit, shefat e shtabit të tij u përpoqën të parandalonin një grup këshilltarësh joformalë, anëtarë të familjes, miq dhe të tjerë që të hynin brenda Shtëpisë së Bardhë për t’u takuar me të. Trumpi shpesh ndikohet në një çështje nga kujtdo që flet i fundit, një fakt që dihet mirë brenda rrethit të tij dhe që ua vështirësoi jetën këshilltarëve të tij kryesorë.

Por çfarë duhet të dini për Wiles?

Vajza e transmetuesit të ndjerë të NFL Pat Summerall dhe një operativ politik me përvojë nga Flroida. Wiles është një nga këshilltarët më jetëgjatë në orbitën e Trump. Pasi e ndihmoi atë të fitonte në Florida në vitin 2020, ajo shërbeu si shefe e tij de facto e shtabit gjatë post-presidencës së tij dhe më pas drejtoi fushatën e tij për të gjithë garën – një arritje  e rrallë kjo në botën e Trump.

Wiles u vlerësua gjerësisht për drejtimin e asaj që shihej si fushata më e sofistikuar dhe e disiplinuar e Trump, që përfshin mbajtjen shumë prej zërave të skajshëm në orbitën e tij.

Trump e vlerësoi Wiles gjatë fjalimit të tij të fitores, megjithatë ajo nuk pranoi t’i drejtohej turmës. Gatishmëria e saj për të qëndruar në prapavijë e ka bërë atë të dashur për Trump dhe aleatët e tij, disa prej të cilëve e kanë mbështetur publikisht për këtë punë.