​Trump vendos tarifë 100% për ilaçet që importohen në ShBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha produktet farmaceutike të markës ose të patentuara që hyjnë në vend nga 1 tetori 2025, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump. Ai ka bërë të ditur se masa nuk do të zbatohet për kompanitë që ndërtojnë fabrika prodhimi…

Bota

26/09/2025 08:19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha produktet farmaceutike të markës ose të patentuara që hyjnë në vend nga 1 tetori 2025, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump.

Ai ka bërë të ditur se masa nuk do të zbatohet për kompanitë që ndërtojnë fabrika prodhimi ilaçesh në SHBA.

“Duke filluar nga 1 tetori 2025, ne do të vendosim një tarifë 100% për çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, përveç nëse një kompani po ndërton fabrikën e saj të prodhimit farmaceutik në Amerikë”, ka shkruar presidenti amerikan në Truth Social.

Kujtojmë se në vitin 2024 në ShBA pothuajse ishte trefishuar importi i barërave farmaceutike.