​Trump urdhëron dislokimin e trupave shtesë në Los Anxhelos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e marinsave amerikanë si dhe mijëra trupa shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos, derisa protestat po vazhdojnë. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendosjeve, duke e quajtur Trumpin “të çmendur” dhe “diktatorial”, raporton BBC. Demonstratat në qytet…

Bota

10/06/2025 10:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e marinsave amerikanë si dhe mijëra trupa shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos, derisa protestat po vazhdojnë.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendosjeve, duke e quajtur Trumpin “të çmendur” dhe “diktatorial”, raporton BBC.

Demonstratat në qytet vazhduan në ditën e katërt, me protesta të reja në të gjithë SHBA-në kundër autoriteteve të imigracionit.

Protestat e mëdha në rrugët e Los Anxhelosit vijnë pas arrestimit të dhjetëra imigrantëve.

Trump i ka quajtur protestuesit “nxitës profesionistë dhe kryengritës”.