Trump thotë se Izraeli mund të rifillojë operacionet në Gaza nëse Hamasi nuk zbaton kushtet e armëpushimit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se do të shqyrtonte mundësinë e rifillimit të një fushate ushtarake në Rripin e Gazës nga Izraeli nëse Hamasi nuk arrin të zbatojë kushtet e marrëveshjes së tij të armëpushimit, shkruan Anadolu. “Çfarë po ndodh me Hamasin, kjo do të sqarohet shpejt”, tha Trump për CNN në një…

Bota
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se do të shqyrtonte mundësinë e rifillimit të një fushate ushtarake në Rripin e Gazës nga Izraeli nëse Hamasi nuk arrin të zbatojë kushtet e marrëveshjes së tij të armëpushimit, shkruan Anadolu.
“Çfarë po ndodh me Hamasin, kjo do të sqarohet shpejt”, tha Trump për CNN në një intervistë telefonike.
“Izraeli do të kthehet në ato rrugë sapo ta them fjalën. Nëse Izraeli do të mund të hynte dhe t’i shkatërronte, do ta bënte këtë”, u përgjigj Trump kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Hamasi refuzonte të çarmatosej.
“Më duhej t’i mbaja prapa”, shtoi ai.
Trump tha se lirimi i 20 pengjeve të gjallë izraelite ishte “i një rëndësie të madhe”, por Hamasi tani duhet të përmbushë angazhimin e tij për të kthyer eshtrat e të tjerëve dhe për t’u çarmatosur.
Ndërkohë, grupi palestinez tha të mërkurën se do të dorëzojë eshtrat e dy robërve të tjerë izraelitë në Gaza më vonë, sipas marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.