Trump tërheq lejet e sigurisë për Kamala Harris dhe Hillary Clinton
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump hoqi të premten lejet e sigurisë për ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris, ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe të tjerë në lëvizjen e tij të fundit kundër kundërshtarëve të tij demokratë. Presidenti republikan, i cili gjithashtu ka hequr lejen e sigurisë për ish-presidentin Joe Biden. “Kam vendosur se nuk është më në…

Bota
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump hoqi të premten lejet e sigurisë për ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris, ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe të tjerë në lëvizjen e tij të fundit kundër kundërshtarëve të tij demokratë.
Presidenti republikan, i cili gjithashtu ka hequr lejen e sigurisë për ish-presidentin Joe Biden.
“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e përmendur të kenë akses në informacionin e klasifikuar”, tha Trump në një memorandum të së premtes, ku përfshihej edhe ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Memorandumi u lëshua disa orë pasi Trump mbërriti në pronën e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, për fundjavë.