Trump sulmon brutalisht Jack Smithin: Është një kafshë e çmendur, po shkatërrohet para Kongresit

Ndërsa Prokurori i Posaçëm Jack Smith po dëshmon në Kongres në Washington, presidenti amerikan Donald Trump, i kthyer nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, ka reaguar ashpër përmes rrjetit social TruthSocial. Trump e ka përshkruar Smith si një figurë të dëmshme, duke thënë se: “Jack Smith po shkatërrohet para Kongresit. Ai shkatërroi shumë jetë nën…

Bota

22/01/2026 20:03

Ndërsa Prokurori i Posaçëm Jack Smith po dëshmon në Kongres në Washington, presidenti amerikan Donald Trump, i kthyer nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, ka reaguar ashpër përmes rrjetit social TruthSocial.

Trump e ka përshkruar Smith si një figurë të dëmshme, duke thënë se: “Jack Smith po shkatërrohet para Kongresit. Ai shkatërroi shumë jetë nën maskën e legjitimitetit.”, transmeton lajmi.net.

Më tej, ai e ka akuzuar prokurorin për sjellje të papërshtatshme profesionale: “Jack Smith është një kafshë e çmendur, të cilit nuk duhet t’i lejohet të ushtrojë profesionin e avokatit. Nëse do të ishte republikan, licenca do t’i hiqej, dhe shumë më keq!”

Trump gjithashtu ka kritikuar mënyrën se si Smith po menaxhon dëshmitarët: “Shpresojmë që Prokurori i Përgjithshëm po shqyrton atë që ka bërë, duke përfshirë disa nga dëshmitarët e korruptuar dhe të pandershëm që ai po përpiqej të përdorte në çështjen e tij kundër meje.”

Ai përfundon me një paralajmërim politik: “E gjithë kjo ishte një MASHTRIM i Demokratëve – Ata duhet të paguajnë një çmim të madh për atë që e kanë bërë vendin tonë!”

Ky reagim i Trump vjen ndërsa dëshmia e Smith vazhdon, duke shtuar tensionin politik përballë hetimeve në Shtetet e Bashkuara./lajmi.net/