Trump refuzon të lejoj Biden të udhëtoj me avionin qeveritarë për në shtëpinë e bardhë – Fjalimi prekës i Biden

Joe Biden i mallëngjyer gjatë fjalimit, thotë se djali i tij i ndjerë e kishe merituar të jetë president.

Fun

20/01/2021 09:37

Donald Trump bëri edhe një “gjest” të fundit para se të lëshonte shtëpinë e bardhë, duke mos e lejuar Joe Biden të përdor avionin qeveritarë –  të cilin presidenti e përdorë të udhëtoj – për mbërritjen e tij në shtëpinë e bardhë, shkruan “DailyMail”.

Para udhëtimit, Biden mbajti një fjalim që preku shumë shikues, për djalin e tij të ndjerë Beau Biden. Ai tha se i biri i tij e ishte merituar që të bëhej president, mirëpo ai humbi betejën kunder kancerit në vitin 2015, transmeton lajmi.net.

Më pas, ai përdori një avion privat për udhëtimin e tij për në shtëpinë e bardhë. Ky gjest i fundit ishte tentativa e fundit e Trump për të treguar se refuzon të pranoi Biden si pasuesin e tij.

Kjo është në kontrast me veprimin e Obamas, i cili autorizoi avionin qeveritarë për të sjellë Trump në shtëpinë e bardhë në vitin 2017.

Teksa avioni i familjes Biden u ul, Trump mbajti një fjalim të lamtumirës për 20 minuta, por nuk e përshëndeti asnjëherë Biden, dhe nuk e uroi në fitore. Ai nuk e përmendi fare emrin e Biden.

E ngjashme ishte edhe sjellja e Melania Trump, kur ajo refuzoi që të jap një turne rreth shtëpisë për zonjën e parë të re, Jill Biden.

Forcat ushtarake veçse kanë filluar përgatitjet për ditën e inaugurimit, në mënyrë që të jenë të përgatitur për një protestë ose ndërhyrje të dhunshme nga përkrahësit e Trump.

Ata janë të përgatitur për një sulm të mundshëm, të ngjashëm me atë të senatit, mirëpo gjenerali i gardës nacionale thotë se janë të përgatitur për çdo gjë të mundshme. /Lajmi.net/