Trump reagon pas fitores së CDU/CSU: Ditë e madhe për Gjermaninë dhe SHBA’në nën udhëheqjen e zotëriut Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashuara të Amerikës, Donald Trump ka dhënë reagimin e tij për fitoren e dukshme të konservatorëve këtë mbrëmje. Sondazhet e daljes sugjerojnë se CDU/CSU do të marrë një përqindje rreth 30%. Presidenti amerikan tha se ishte një “ditë e madhe” për Gjermaninë, ka raportuar Sky News. “Duket se partia konservatore në…

Bota

23/02/2025 21:28

Presidenti i Shteteve të Bashuara të Amerikës, Donald Trump ka dhënë reagimin e tij për fitoren e dukshme të konservatorëve këtë mbrëmje.

Sondazhet e daljes sugjerojnë se CDU/CSU do të marrë një përqindje rreth 30%.

Presidenti amerikan tha se ishte një “ditë e madhe” për Gjermaninë, ka raportuar Sky News.

“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar zgjedhjet shumë të mëdha dhe shumë të pritura. Ashtu si në SHBA, populli gjerman u lodh nga një agjendë pa sens të përbashkët, veçanërisht në lidhje me energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite. Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e një zotërie të quajtur Donald J. Trump. Urime për të gjithë – shumë fitore të tjera do të vijnë!”, ka shkruar Trump.