Trump planifikon të ndryshojë emrin e Departamentit të Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”
Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë të premten një urdhër ekzekutiv që do të ndryshojë emrin e Departamentit të Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Ky ndryshim ishte paralajmëruar nga presidenti dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë ditëve të fundit. Vetë Trump, gjatë një takimi në…

Bota
Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë të premten një urdhër ekzekutiv që do të ndryshojë emrin e Departamentit të Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
Ky ndryshim ishte paralajmëruar nga presidenti dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë ditëve të fundit. Vetë Trump, gjatë një takimi në Zyrën Ovale javën e kaluar, u shpreh para gazetarëve se administrata e tij do të “ndryshojë emrin”, transmeton lajmi.net.
“Ne e quajmë Departamentin e Mbrojtjes, por mes nesh, mendoj se do ta ndryshojmë emrin,” tha presidenti më 25 gusht. “Ne fituam Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore – atëherë quhej Departamenti i Luftës, dhe për mua, kështu duhet të jetë. Mbrojtja është pjesë e tij, por kam ndjesinë që do ta ndryshojmë.”
Lajmi për këtë urdhër ekzekutiv që do të nënshkruhet të premten u raportua fillimisht nga Fox News./lajmi.net/