Trump përqesh Macron-in për syzet e diellit: E pashë dje me ato syze të bukura dielli
Presidenti amerikan Donald Trump e ka dhënë një koment drejtuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke e tallur për syzet e diellit që ai mbante gjatë ditës së djeshme në Davos. “E pashë dje me ato syze të bukura dielli. Çfarë dreqin ndodhi?”, tha Trump, raporton Reuters. Nga ana tjetër, zyra e presidentit francez sqaroi…
Bota
Presidenti amerikan Donald Trump e ka dhënë një koment drejtuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke e tallur për syzet e diellit që ai mbante gjatë ditës së djeshme në Davos.
“E pashë dje me ato syze të bukura dielli. Çfarë dreqin ndodhi?”, tha Trump, raporton Reuters.
Nga ana tjetër, zyra e presidentit francez sqaroi se Macron kishte zgjedhur të mbante syze dielli gjatë fjalimit të mbajtur në ambient të mbyllur për arsye shëndetësore.