​Trump përballet me opsionet e tij për Iranin nga sulmet e synuara deri te përmbysja e mundshme e regjimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përballet me një nga vendimet më të rëndësishme të mandatit të tij të dytë, ndërsa urdhëron grumbullimin më të madh ushtarak në Lindjen e Mesme në 22 vjet. Nëse ai vendos të vazhdojë me një sulm ndaj Iranit, opsionet e tij tani variojnë nga sulme më…

Bota

20/02/2026 08:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përballet me një nga vendimet më të rëndësishme të mandatit të tij të dytë, ndërsa urdhëron grumbullimin më të madh ushtarak në Lindjen e Mesme në 22 vjet.

Nëse ai vendos të vazhdojë me një sulm ndaj Iranit, opsionet e tij tani variojnë nga sulme më të synuara deri te operacione të qëndrueshme që potencialisht mund të zgjasin me javë të tëra, sipas ekspertëve të njohur me çështjen. Disa përfshijnë plane për të eliminuar udhëheqësit e Teheranit.

Shumë prej tyre do të ishin në një shkallë shumë më të madhe sesa bombardimet orëshe që shënjestruan objektet bërthamore iraniane verën e kaluar, sipas njerëzve të njohur me planet.

Ekspertët thanë se ushtria amerikane mund të jetë gati që këtë fundjavë për të sulmuar Iranin, por zyrtarët amerikanë dhe diplomatët rajonalë me njohuri për bisedimet diplomatike me Teheranin nuk presin që sulmet të vijnë kaq shpejt, transmeton kosovapress.

I dërguari i Lindjes së Mesme dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, i cili ka ndihmuar në drejtimin e ekipit negociator të SHBA është midis një numri këshilltarësh të Trump që shpresojnë se mund të arrijnë një marrëveshje bërthamore me Iranin, sipas një burimi të CNN.

Trupat amerikane nuk kanë marrë ende një listë objektivash për sulme të mundshme ndaj Iranit, një shenjë se Trump ende nuk e ka “shtypur këmbëzën” për të urdhëruar ndonjë operacion specifik ushtarak, sipas një burimi të njohur me planifikimin. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se ai vazhdon të preferojë një zgjidhje diplomatike.