​Trump paralajmëron pasoja të rënda nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se do të ketë “pasoja shumë të rënda” nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk pranon t’i jep fund luftës në Ukrainë, pas takimit të së premtes në Alaska. Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur interesimit të mediave në Qendrën Kennedy, të cilët i kanë kërkuar të komentojë…

Bota

13/08/2025 19:27

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se do të ketë “pasoja shumë të rënda” nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk pranon t’i jep fund luftës në Ukrainë, pas takimit të së premtes në Alaska.

Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur interesimit të mediave në Qendrën Kennedy, të cilët i kanë kërkuar të komentojë mbi Rusinë dhe Ukrainën.

Trump tha se ekziston mundësia e një takimi të dytë me Putin dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të cilin ai thotë se do të jetë “më produktiv” sesa ai i planifikuar për të premten në Alaska.

Në takimin e parë, “do të zbuloj se ku jemi dhe çfarë po bëjmë. Do të doja ta bëja pothuajse menjëherë, dhe do të kemi një takim të dytë të shpejtë midis presidentit Putin dhe presidentit Zelensky dhe meje, nëse ata do të donin të më kishin atje”, tha ai.

Trump thotë se planifikon të telefonojë Zelenskyn dhe udhëheqësit e tjerë evropianë pas diskutimeve të së premtes.

Një gazetar tjetër e ka pyetur Trump në lidhje me raportet se Rusia ka hakuar sistemet kompjuterike që menaxhojnë dokumentet e gjykatës federale amerikane. Trump tha se do të ishte i gatshëm ta pyeste Putin për këtë gjatë takimit të tyre të së premtes.

“Jeni të befasuar? Ata hakojnë”, tha ai, transmeton BBC.