Trump në vitin 2008: Hillary është grua e mrekullueshme, e mençur (Video)
Mediat amerikane e kanë gjetur një intervistë të Donald Trumpit nga viti 2008 ku ai flet vetëm fjalë të mira për kundërshtaren e tij, Hillary Clinton dhe bashkëshortin, Bill.

Bota
Trump, kandidat i Republikanëve në zgjedhjet presidenciale të së martës, në një intervistë për televizionin NY1, falënderon çiftin Clinton, transmeton lajmi.net.
“Bill Clinton ka qenë president i mirë, Hillary Clinton është grua e mirë dhe e madhe”, ka thënë ai.
Sipas intervistës të vitit 2008, Hillary gjithashtu është “grua e mrekullueshme, e mençur dhe person i mirë”.
Në ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar dukshëm. /Lajmi.net/
BREAKING: Trump endorses.pic.twitter.com/8MhJ4pWKFx
— Justin Wolfers (@JustinWolfers) October 25, 2016