Trump merr një vendim të rëndësishëm për TikTok-un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv, duke zgjatur vlefshmërinë e funksinimit të platformës multimediale TikTok në SHBA edhe për 90 ditë të tjera. Sipas një njoftimi nga vetë Trump, TikTok do të jetë i aksesueshëm deri më 17 shtator 2025, teksa negociatat kanë qenë të vazhdueshme që për pjesën amerikane, kompania…

Bota

19/06/2025 18:32

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv, duke zgjatur vlefshmërinë e funksinimit të platformës multimediale TikTok në SHBA edhe për 90 ditë të tjera.

Sipas një njoftimi nga vetë Trump, TikTok do të jetë i aksesueshëm deri më 17 shtator 2025, teksa negociatat kanë qenë të vazhdueshme që për pjesën amerikane, kompania t’i shesë aksionet te një investitor amerikan, përfshi edhe vetë shtetin.

Më 5 maj, Trump pati bërë të ditur se do të shtynte afatin e 19 qershorit për kompaninë kineze ByteDance që të shesë TikTok, në rast se deri në atë datë nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Trump ka deklaruar se aplikacioni TikTok e ka ndihmuar të fitojë mbështetje nga votuesit e rinj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke shtuar: “TikTok është – është shumë interesant”.

Sipas Reuters, kjo nuk është hera e parë që Trump e shtyn afatin për shitjen e TikTok, një vendim që fillimisht pritej të hynte në fuqi në janar.

Ndërkohë, ishte duke u shqyrtuar një marrëveshje që do të transferonte operacionet e TikTok në SHBA tek një kompani e re, në pronësi dhe menaxhim të investitorëve amerikanë.

Megjithatë, senatorët demokratë kanë shprehur dyshime mbi këtë proces, duke theksuar se Trump nuk ka bazë ligjore për ta zgjatur afatin dhe se marrëveshja e propozuar mund të mos i përmbushë kriteret ligjore të nevojshme.