Trump i jep të drejtë vetes, pas sulmit terrorist në Florida

50 persona të paktën është raportuar se kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një klub nate të komunitetit LGBT, në Orlando të Floridas rreth orës 02:oo të mëngjesit të së dielës.

Bota

12/06/2016 23:25

I dyshuari Omar Mateen u vra nga policia në vendin e ngjarjes pas disa orë përleshjesh në mes vete, njofton Klan Kosova.

Megjithatë derisa kjo ngjarje ka shkaktuar pikëllim në familjet e viktimave dhe ka tronditur edhe të mbijetuarit e të tjerët në mbarë botën, sulmi ka përshkuar një përzierje të homofobisë dhe islamofovisë në planë të parë në disa lagje të tjera.

Shumë politikanë shprehën pikëllimin e tyre për këtë ngjarje dhe afirmuan nevojën për të marrë masa të ashpra ndaj ekstemizmit por njëri nga ta doli të jetë pak më ndryshe!

Donald Trump, kandidati republikan për president në SHBA, ndjente tejet të nevojshme që në këtë ditë ku të gjithë solidarizoheshin me familjet e viktimave, të gjithë të i dedikonin një falënderim, shkruan Independent, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi që sipas tij ai e ndjeu se kishte të drejtë rreth mendimeve të tij që kishte për terrorizmin që po shfaqet nga radikalizmi islamik.