Trump: Izraeli nuk do ta sulmojë më Iranin

Presidenti Donald Trump ka folur më shumë rreth armëpushimit të lëkundur mes Izraelit dhe Iranit. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Izraeli do t’i “kthejë mbrapsht” avionët e vet dhe do t’i ndalë sulmet. Derisa u bëri thirrje të dyja palëve ta zbatojnë armëpushimin, Trump shkroi në rrjetet sociale: “IZRAELI nuk do…

Lajme

24/06/2025 14:13

Presidenti Donald Trump ka folur më shumë rreth armëpushimit të lëkundur mes Izraelit dhe Iranit.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Izraeli do t’i “kthejë mbrapsht” avionët e vet dhe do t’i ndalë sulmet.

Derisa u bëri thirrje të dyja palëve ta zbatojnë armëpushimin, Trump shkroi në rrjetet sociale: “IZRAELI nuk do ta sulmojë IRANIN. Të gjithë avionët do të kthehen dhe do të nisen drejt shtëpisë, duke bërë një ‘Përshëndetje Miqësore me Avion’ ndaj Iranit. Askush nuk do të lëndohet, armëpushimi është në fuqi!”

Më herët, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për samitin e NATO-s në Hagë, Trump shprehu zhgënjimin e tij për sulmet e vazhdueshme.