Trump godet Elon Musk: E ka humbur mendjen, s’jam i interesuar të flas me të

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë zërat për një bisedë të mundshme me Elon Musk, duke e quajtur miliarderin e teknologjisë një njeri që “e ka humbur mendjen”. Në një intervistë për ABC News, Trump është pyetur nëse do të zhvillonte një telefonatë me themeluesin e kompanive Tesla dhe SpaceX. Ai u përgjigj prerë:…

Bota

06/06/2025 16:54

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë zërat për një bisedë të mundshme me Elon Musk, duke e quajtur miliarderin e teknologjisë një njeri që “e ka humbur mendjen”.

Në një intervistë për ABC News, Trump është pyetur nëse do të zhvillonte një telefonatë me themeluesin e kompanive Tesla dhe SpaceX. Ai u përgjigj prerë: “Nuk jam veçanërisht i interesuar të flas me të. Ai e ka humbur mendjen”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se është Musk ai që dëshiron të flasë me të, por ai vetë “nuk është ende gati për këtë”.

Zanafilla e përplasjes mes dy figurave të njohura nisi pasi Musk kritikoi publikisht projektligjin e Trump për ulje taksash dhe rritje të shpenzimeve.

Miliarderi e kishte cilësuar planin si të rrezikshëm për stabilitetin ekonomik, duke paralajmëruar se mund të çonte në recesion. Ai madje kishte shkruar se Trump nuk mund të fitonte zgjedhjet pa mbështetjen e tij.

Trump nuk e la pa reagim. Në disa postime të ashpra, ai kishte kërcënuar se do të anulonte kontratat qeveritare dhe subvencionet për kompanitë e Musk, përfshirë SpaceX dhe Tesla. Musk, nga ana tjetër, e kishte përmendur Trumpin në kontekstin e dosjeve të Jeffrey Epstein-it, duke e goditur edhe më fort politikisht.

Vetëm brenda një dite, aksionet e Tesla-s ranë mbi 14%, duke shkaktuar humbje prej rreth 150 miliardë dollarësh.

Mëngjesin e së premtes, pas raportimeve për një bisedë të mundshme mes tyre, çmimi i aksioneve u rimëkëmb me rreth 5%, por me zhvillimet e fundit, duket se një dialog Musk-Trump nuk do të ndodhë së shpejti.