Trump flet në konferencë për fondet e USAID, thotë se 2 milionë euro kanë shkuar për komunitetet ashkali dhe egjiptian në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbajtur një konferencë për media në Florida, prej ku ka treguar se ku kanë shkuar mjetet e USAID-it, duke përmendur këtu edhe Kosovën. Trump në këtë konferencë, ka theksuar se dy milionë dollarë nga fondet e USAID-it në Kosovë janë ndarë për të zhvilluar “modele të…

Lajme

19/02/2025 13:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mbajtur një konferencë për media në Florida, prej ku ka treguar se ku kanë shkuar mjetet e USAID-it, duke përmendur këtu edhe Kosovën.

Trump në këtë konferencë, ka theksuar se dy milionë dollarë nga fondet e USAID-it në Kosovë janë ndarë për të zhvilluar “modele të qëndrueshme të riciklimit” që synojnë “rritje të kohezionit socio-ekonomik”.

Megjithatë, gjatë deklaratës së tij ai ngatërroi egjiptianët si komunitet në Kosovë, dhe Egjiptin si shtet.

“…2 milionë dollarë për të zhvilluar modele të qëndrueshme të riciklimit për të rritur kohezionin socioekonomik në mesin e komuniteteve të margjinalizuara në Kosovë si romët, ashkalinjtë dhe në Egjipt” – tha presidenti amerikan.