Trump e quan ditë emocionuese, pretendon se bordi mund të jetë nga organet më të rëndësishme ndonjëherë

Presidenti amerikan e ka quajtur ditë tejet të rëndësishme atë të sotmen në Davos të Zvicrës. Trump pretendon se të gjithë duan të bëhen pjesë e “Bordit të Paqes”. Trump e quajti ditë tejet emocionuese derisa tha se Bordi mund të jetë një nga organet më të rëndësishme ndonjëherë, duke shtuar se është i nderuar…

Lajme

22/01/2026 12:07

Presidenti amerikan e ka quajtur ditë tejet të rëndësishme atë të sotmen në Davos të Zvicrës.

Trump pretendon se të gjithë duan të bëhen pjesë e “Bordit të Paqes”.

Trump e quajti ditë tejet emocionuese derisa tha se Bordi mund të jetë një nga organet më të rëndësishme ndonjëherë, duke shtuar se është i nderuar të jetë Kryetar.

“Po funksionon bukur, pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e saj”,deklaroi Trump, transmeton lajmi.net.

Si kujtesë, Mbretëria e Bashkuar po ndalon anëtarësimin  në Bordin e Paqes, për shkak të shqetësimeve për pjesëmarrjen evmundshme të udhëheqësit rus, Vladimir Putin.

Po ashtu Të hënën, Trump kërcënoi me tarifa 200% për verën franceze pasi presidenti Emmanuel Macron refuzoi të bashkohej./Lajmi.net/