Trump e quan ditë emocionuese, pretendon se bordi mund të jetë nga organet më të rëndësishme ndonjëherë
Presidenti amerikan e ka quajtur ditë tejet të rëndësishme atë të sotmen në Davos të Zvicrës. Trump pretendon se të gjithë duan të bëhen pjesë e “Bordit të Paqes”. Trump e quajti ditë tejet emocionuese derisa tha se Bordi mund të jetë një nga organet më të rëndësishme ndonjëherë, duke shtuar se është i nderuar…
Lajme
Presidenti amerikan e ka quajtur ditë tejet të rëndësishme atë të sotmen në Davos të Zvicrës.
Trump pretendon se të gjithë duan të bëhen pjesë e “Bordit të Paqes”.
Trump e quajti ditë tejet emocionuese derisa tha se Bordi mund të jetë një nga organet më të rëndësishme ndonjëherë, duke shtuar se është i nderuar të jetë Kryetar.
“Po funksionon bukur, pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e saj”,deklaroi Trump, transmeton lajmi.net.
Si kujtesë, Mbretëria e Bashkuar po ndalon anëtarësimin në Bordin e Paqes, për shkak të shqetësimeve për pjesëmarrjen evmundshme të udhëheqësit rus, Vladimir Putin.
Po ashtu Të hënën, Trump kërcënoi me tarifa 200% për verën franceze pasi presidenti Emmanuel Macron refuzoi të bashkohej./Lajmi.net/