Trump: E kemi nën kontroll qiellin e Iranit – ata kishin pajisje të mira, por jo më të mira se tonat

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka thënë se ShBA ka nën kontroll gjithë qiellin e Iranit. Ai në postimin e bërë në “Truth Social” tha se Irani kishte pajisje të mira, por jo më të mira se të ShBA-ve, shkruan lajmi.net “Tani kemi kontroll të plotë dhe tërësor mbi hapësirën ajrore të Iranit. Irani kishte…

Bota

17/06/2025 18:11

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka thënë se ShBA ka nën kontroll gjithë qiellin e Iranit.

Ai në postimin e bërë në “Truth Social” tha se Irani kishte pajisje të mira, por jo më të mira se të ShBA-ve, shkruan lajmi.net

“Tani kemi kontroll të plotë dhe tërësor mbi hapësirën ajrore të Iranit. Irani kishte pajisje të mira për ndjekjen e objekteve në ajër dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe në sasi të madhe, por ato nuk krahasohen me “gjërat” e krijuara, të dizajnuara dhe të prodhuara në Amerikë. Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja e vjetër dhe e mirë”, shkroi Trump./lajmi.net/