Trump: E kemi kapur presidentin, Maduro
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë “kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolás Maduro”,si dhe gruan e tij, përcjell BBC. Ja deklarata e plotë nga platforma Truth Social: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë…
Bota
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer “sulme në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe kanë “kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nicolás Maduro”,si dhe gruan e tij, përcjell BBC.
Ja deklarata e plotë nga platforma Truth Social:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është dërguar jashtë vendit.
“Kjo operacion u krye në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Do të mbahet një konferencë për shtyp sot në ora 11:00, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj! President DONALD J. TRUMP.”