Trotuaret e kryeqytetit me ngrica, flasin nga Komuna e Prishtinës
Kalimi, në një pjesë të trotuareve në Prishtinë është i vështirë. Pas reshjeve të borës, në disa lagje të kryeqytetit, madje janë krijuar edhe ngrica. Madje disa qytetarë, thonë se është dashur vetë të pastrojnë trotuaret nga bora. “Gjendja momentale unë e shoh shumë të vështirë sidomos këndej me kalu e kanë shumë problem për…
Lajme
Kalimi, në një pjesë të trotuareve në Prishtinë është i vështirë.
Pas reshjeve të borës, në disa lagje të kryeqytetit, madje janë krijuar edhe ngrica.
Madje disa qytetarë, thonë se është dashur vetë të pastrojnë trotuaret nga bora.
“Gjendja momentale unë e shoh shumë të vështirë sidomos këndej me kalu e kanë shumë problem për shkak se trotuaret nuk janë fare të pastrum eventualisht dikush para shitores është munduar me bo diçka as nuk kanë hedhur kryp as kurgjo”, ka thënë qytetari, Skëndër Gashi.
“Është problem pak për këmbësorët se nuk janë të pastruar krejt por nashta i pastrojnë”, ka deklaruar qytetari, Musa Hoti.
“Katastrofë… shihe kerrin ku është këtu akull krejt është shumë gjendje e keqe shumë, vec po duhet me rrudha me ec”, ka thënë qytetari, Bedim Haliti.
E nga komuna e Prishtinës thonë se kompanitë e kontraktuara kanë pastruar mbi 50% të trotuareve.
“Trotuaret në ditën e parë kompanitë kanë operuar dhe mundem me thënë se diku 50-60% e trotuareve i kanë hapë një pjesë e tyre kanë mbetur dhe pastaj ngricat i kanë nxënë mirëpo mbrëmë nga ora 20:00, kompanitë kanë hedhur kryp dhe sot ja kanë arrit qëllimin”, ka thënë Afrim Gashi nga Komuna e Prishtinës.
E rrugët sipas zyrtarit të Komunës së Prishtinës janë pastruar të shunën në mëngjes.
“Komuna e Prishtinës ia ka arrite me bo pastrimin e rrugëve në kohë, që nga dita e shtunë ne kemi dal në terren në ditën e shtunë, dhe të gjitha rrugët kanë qenë të hapura”.
Për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në Prishtinë, përkujdesën 14 kompani të kontraktuar nga Komuna e Prishtinës. /Teve1