Tronditet Liverpool, Salah te super-skuadra evropiane në verë

Sipas mediave spanjolle, egjiptiani është i preferuari i Zinedine Zidane për krahun e sulmit.

Sport

04/12/2017 09:46

Mohamed Salah mund të transferohet te Real Madridi.

Ish-futbollisti i Romës që po shkëlqen te Liverpooli këtë sezon, ka zgjuar interesimin e “Los Blancos”, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave spanjolle, egjiptiani është i preferuari i Zinedine Zidane për krahun e sulmit.

Reali do të tentojë ta mbyllë marrëveshjen para fillimit të Kupës së Botës, pasi që shkëlqimi eventual i Salah edhe në Rusi, mund të bëjë që çmimi i tij të “fluturojë”. /Lajmi.net/