Tronditet Inter, Skriniar dënohet me tri ndeshje mos lojë, Conte suspendohet për një ndeshje
Komisioni Disiplinor i Serie A ka dënuar me tri ndeshje mos lojë mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar, ndërsa trajneri Antonio Conte, është pezulluar për një ndeshje.
Sport
Skriniar i është dhënë një ndalim për një ndeshje për kartonin e dytë të verdhë gjatë ndeshjes kundër Sassuolos, por ndalimi iu shtua edhe për dy ndeshje tjera, shkaku i reagimit gjatë daljes nga fusha. Mbrojtësi gjithashtu u gjobit edhe me 10 mijë euro.
Me një ndeshje është pezulluar edhe trajneri Antonio Conte, që nuk do të jetë në bankinë në ndeshjen e radhës kundër Parmas.
Inter,do të duhet të luajë pa Skrinar në tri ndeshjet e radhës, Parmës, Bresias dhe Bolognas.
Kujtojmë se Zikaltërit kanë humbur hapin me Juventus, pas barazimit 3:3 me Sassuolon në ‘San Siro’ të mërkurën mbrëma./Lajmi.net/