Tronditet Athina: Shpërthen një bombë para kompanisë hekurudhore greke
Një bombë shpërtheu mbrëmë rreth orës 21:35 jashtë zyrave të kompanisë greke të hekurudhave “Hellenic Train”, në Syngrou Avenue në Athinë. Sipas njoftimeve nga policia, një person i panjohur kishte telefonuar më herët në redaksinë e gazetës “Efimerida ton Syntakton” dhe faqen “Zoungla”, duke paralajmëruar se një bombë ishte vendosur pranë zyrave dhe se do…

Bota
Një bombë shpërtheu mbrëmë rreth orës 21:35 jashtë zyrave të kompanisë greke të hekurudhave “Hellenic Train”, në Syngrou Avenue në Athinë.
Sipas njoftimeve nga policia, një person i panjohur kishte telefonuar më herët në redaksinë e gazetës “Efimerida ton Syntakton” dhe faqen “Zoungla”, duke paralajmëruar se një bombë ishte vendosur pranë zyrave dhe se do të shpërthente për 35 minuta.
Ai kishte theksuar se “kjo nuk është shaka”.
Policia reagoi menjëherë duke rrethuar zonën dhe duke bllokuar trafikun në Syngrou Avenue, nga rruga “Athanassiou Diakou” deri te “Kallirois”. Në vendin e ngjarjes mbërriti skuadra antibombë, e cila vërejti një skuter të parkuar jashtë objektit, pa targa dhe me një çantë udhëtimi mbi të.
Specialistët nuk arritën të kryejnë shpërthimin e kontrolluar pasi pajisja shpërtheu saktësisht në kohën e paralajmëruar në telefonatë.
Fatmirësisht, policia konfirmoi se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa hetimet për autorin dhe motivin e sulmit janë duke vazhduar.