Trixa habit me kërkesën e saj ndaj ndjekësve të saj
Ditë më parë, Beatrix Ramosaj ka publikuar një video ku ka reaguar për herë të parë ndaj bullizmit që iu ka bërë asaj.

ShowBiz
Madje ajo në video është shfaqur tejet e përlotur, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj ajo ka marrë mbështetje të madhe jo vetëm nga ndjekësit e saj por edhe nga fytyra publike.
Por ajo sot ka habitur sërish ndjekësit e saj me një kërkesë ndaj tyre.
Duke parë fenomenin në rritje të bullizmit, Trixa duket se ka gjetur një mënyrë që t’i kontribuojë luftimit të kësaj dukurie.
Ajo përmes një shkrimi të publikuar në ‘InstaStory’, iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj që t’i shkruajnë në adresë të saj të gjitha historitë e tyre të bullizmit, në mënyrë që pasi t’ publikojë ato, të ndihmojë të tjerët që mund të jenë në një gjendje talljeje në këto momente.
“Hey miq virtualë. Sot do të doja t’ju ndihmoja pak më shumë! Përulësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullizmin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar? Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për të mësuar! E juaja, Trixa”, ka shkruar këngëtarja në ‘InstaStory’./Lajmi.net/