‘Triple-Double’ i Doncic i jep fitoren Dallasit në ‘Over Time’ kundër Milwaukee Bucks

Luka Doncic ka dhuruar një prej paraqitjeve më të mira në karrierën e tij në NBA.

Sport

09/08/2020 08:27

Ylli slloven i cili luan me fanellën e Dallas Mavericks, ka regjistruar një ‘Triple-Double’ spektakolar, shkruan lajmi.net.

Dallas ka shënuar fitore me rezultatin 136:132 kundër Milwaukee Bucks të Giannis Antetokounmpo.

Në këtë ndeshje vëmendja shkoi te slloveni, i cili regjistroi 36 pikë, 14 kërcime dhe plot 19 asistime.

Te skuadra e Bucks, më i dalluari ishte Lopez, me 34 pikë, shtatë kërcime dhe 2 bllokada.

Për Doncic, 19 asistime shënohen si rekord në karrierën e tij, kurse ai tashmë prinë NBA në numër të ‘Triple-Double’ (17)këtë edicion. /Lajmi.net/