Trim është, por jo shumë i zgjuar! I veshur vetëm me të brendshme dhe një kapele, burri bënë ski

Mick Daffern, tha se e mori vendimit të përdorë skitë e tij në rrugët e qytetit dhe se e bëri këtë për të kompensuar mospërdorimin e tyre gjatë këtij viti si pasojë e pandemisë.

Fun

25/01/2021 14:17

Një burrë i guximshëm është filmuar teksa bënte ski nëpër rrugët e qytetit i veshur vetëm me të brendshme dhe një kapele, shkruan lajmi.net.

Mick Daffern, 51 vjeç, është filmuar teksa një kamion e tërhiqte atë me një litar, teksa ai bërtiste “më shpejtë” dhe i përshëndeste me dorë fqinjët.

Ai e shfrytëzoi mundësinë për të përdorur skitë e tij kur pa shtresën e trashë të borës që kishte rënë në qytetin e tij.

Ai tha se “s’do mend” që do të përdorte këtë mundësi duke marrë parasysh se sa shumë ishin dashur të kufizoheshin si pasojë e pandemisë.

I pasionuari pas sporteve dimërore tha se ky po që ishte një idiotllëk, por për sa kohë që të gjithë qeshën dhe u ndjenë mirë, ai ishte i lumtur.

Ai kishte bërë ski çdo vit për 20 vite me radhë, dhe ky ishte viti i parë që ai nuk mundi të bënte ski me gjithë familjen e vetë. Prandaj vendosi që të bëjë paksa shaka në mënyrë që të sjellë një buzëqeshje në fytyrat e të gjithëve.

Për të parë videon e plotë, klikoni këtu:
https://www.dailystar.co.uk/news/latest-news/brave-bricklayer-skis-through-snowy-23377117  /Lajmi.net/