​Tridhjetë e gjashtë vjet nga vrasja e Ali Ajetit

Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb. Atë ditë, Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe në të njëjtën ditë e ashtuquajtura “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës. Në një përleshje të armatosur, vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa…

Lajme

30/05/2025 08:08

Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb.

Atë ditë, Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe në të njëjtën ditë e ashtuquajtura “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.

Në një përleshje të armatosur, vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë, raporton KosovaPress.

Ali Ajeti u lind në Sfeçël të komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg.

Pas daljes nga burgu, Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”.