Tribunali i Hagës kërkon burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin
Prokuroria e Tribunalit të Hagës kërkon dënim me burg të përjetshëm për ish komandantin e Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, raporton Reuters.

Lajme
Mlladiq akuzohet për gjenocid, pushkatim, vrasje, deportim, etj., si dhe për krime kundër njerëzimit, transmeton lajmi.net.
Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar sot që Ratko Mladic të dënohet me burg të përjetshëm.
Ata u kanë thënë gjykatësve në Hagë se duhet ta dënojnë dhe burgosin ish shefin e ushtrisë serbo-boshnjake për orkestrimin e barbarizmave gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-95.
Prokurori Alan Tieger, u ka thënë sot gjykatësve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë se do të ishte fyerje për viktimat, të gjalla dhe vdekura, si dhe fyerje ndaj drejtësisë nëse Mladicit nuk i shqiptohet dënimi më i rëndë i mundshëm në bazë të ligjit: Dënimi me burg të përjetshëm.
Tieger i ka bërë këto komente në fund të argumenteve përmbyllëse të prokurorëve në përfundim të gjykimit të Mladicit, për akuzat për gjenocid, vrasje dhe terror.
Vendimi i gjykatës pritet të jepet në fund të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/