Tribunali e dëmton Kosovën

Hajredin Kuçi thotë se nga Prokurori Williamson ka kërkuar dy gjëra: e para, që të jetë në funksion të drejtësisë që kemi edhe ne; dhe e dyta, të jetë në funksion të imazhit të Kosovës.

Lajme

12/03/2014 06:20

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka pritur në zyrë të martën njeriun që heton pretendimet e listuara në një raport të Këshillit të Evropës, i cili flet për krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Prokurorin Clint Williamson është munduar ta bindë që gjykimi për të gjitha pretendimet duhet të zhvillohet në Kosovë.

 Kuçi thotë se në këtë takim ka kërkuar dy gjëra nga prokurori Williamson.

“Unë dy gjëra i kam kërkuar: e para, që të jetë në funksion të drejtësisë që kemi edhe ne; dhe e dyta, të jetë në funksion të imazhit tonë”. 

“Pra, jo ta dëmtojë luftën tonë dhe jo ta dëmtojë emrin e shtetit”, i ka thënë Kuçi “Kohës Ditore”.

“Tribunali jashtë vendit absolutisht identifikon vendin dhe jo individët. Vetë emri, selia, zhvillimet…”.

Takimi Kuçi-Williamson nuk ka qenë sy më sy. Nga pala kosovare aty ka qenë prezent edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. E në krah të prokurorit të TFHS-së ka qenë edhe shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt