Tri vjet gjykim- nis seanca e sotme në Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Ka filluar seanca gjyqësorë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Gjykimi në Hagë veçse është drejt fundit, e këto javë do të zhvillohen deklarata përmbyllëse. Procesi që nisi në nëntorin e vitit 2020 me arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit,…

Lajme

09/02/2026 10:01

Ka filluar seanca gjyqësorë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjykimi në Hagë veçse është drejt fundit, e këto javë do të zhvillohen deklarata përmbyllëse.

Procesi që nisi në nëntorin e vitit 2020 me arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, vazhdoi me procesin gjyqësor tek në prill të vitit 2023.

Pra, tri vite proces gjyqësor, gati gjashtë vjet paraburgim, dhe më në fund, ky rast po shkon drejt fundit.

Ditën e sotme, dhe paraditen e së nesërmes, fjalën përfundimtare do ta thotë Prokuroria e Hagës.

Më pas, është radha për avokatin e viktimave, dhe më pas për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Më 18 shkurt është planifikuar ta thonë fjalën e tyre edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në sallë tanimë të pranishëm janë të gjithë të lartcekurit, si Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi./Lajmi.net/