Tri vite nga pushtimi rus në Ukrainë, Maqedonci: Vitin e kaluar i dërguam dy pako mbështetëse ushtarake
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar sot në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë, pasi ka mbushur plot tri vite që kur ka filluar. Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se populli ukrainas ka luftuar kundër një agresori të pabarabartë por me motiv dhe atdhe dashuri ia ka…

Lajme
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar sot në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë, pasi ka mbushur plot tri vite që kur ka filluar.
Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se populli ukrainas ka luftuar kundër një agresori të pabarabartë por me motiv dhe atdhe dashuri ia ka arritur të thyej parashikimet e agresorëve për këtë invazion.
Siç thotë ministri Maqedonci, Kosova ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur këtë luftë të drejtë të popullit ukrainas, shkruan lajmi.net.
“Mes tjerash, në aspektin ushtarak, ne kemi trajnuar për EOD 5 grupe në Kosovë, që nga viti 2023 jemi pjesë e operacionit Interflex ku jemi duke trajnuar në Mbretërinë e Bashkuar rekrutët ukrainas ndërsa vitin e kaluar kemi dërguar dy pako mbështetëse ushtarake. Kosova është ndër vendet e para që ka strehuar disa gazetar ukrainas të cilët vazhdojnë të ushtrojnë profesionin nga këtu. Populli Ukrainas na ka rikonfirmuar edhe njëherë që atdhe dashuria dhe sakrifica janë elemente më të rëndësishme sesa fuqia ushtarake e armikut përballë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: