Tri raste të sulmeve ndaj policëve gjatë 24 orëve

Tri raste të ndara janë raportuar së fundi si sulme ndaj personave zyrtarë. Një prej tyre u raportua në Pejë, ku i dyshuari gjatë arrestimi ka tentuar të ik duke sulmuar kështu zyrtarët. Po ashtu një rast tjetër u raportua në Prizren, ku i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe në…

Lajme

05/02/2025 09:47

Tri raste të ndara janë raportuar së fundi si sulme ndaj personave zyrtarë.

Një prej tyre u raportua në Pejë, ku i dyshuari gjatë arrestimi ka tentuar të ik duke sulmuar kështu zyrtarët.

Po ashtu një rast tjetër u raportua në Prizren, ku i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe në trafik, transmeton lajmi.net.

Rasti tjetër edhe më i rëndë ishte në Prishtinë ku i dyshuari s’ka respektuar urdhrin për ndalim dhe qëllimshëm me veturë ka goditur zyrtarin policor.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Pejë / 04.02.2025 – 21:10. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar duke pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është identifikuar nga policia dhe i njëjti gjatë arrestimit ka tentuar të ik mirëpo nuk ka arritur. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren / 04.02.2025 – 20:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjti kanë sulmuar zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 04.02.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim i cili ishte dhënë nga zyrtari policor, e më pas dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/